Vrau bashkëatdhetarin në 1997, ekstradohet 43 vjeçari nga Italia

Vrau bashkëatdhetarin në 1997, ekstradohet 43 vjeçari nga Italia

75
0
Shares

Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë Martin Maroci. Policia bën me dije 43 vjeçari lindur në Klos, Mirditë akuzohet për vrasje me paramendim dhe armë mbajtje pa leje.

Gjykata ka dhënë arrest në burg për Marocin i cili ka vrarë një shtetas në Greqi në 1997.

“Në datën 24.11.1997 në Kalithea/Greqi shtetasi Martin Maroci ( Cupi ) ( Marku) në bashkëpunim me shtetasin P.C.kanë vrarë shtetasin N.A.”- njofton policia e Lezhës.

Ekstradimi i shtetasit shqiptar është kryer nga bashkëpunimi i Interpol Tirana me Interpol Romën nga Milano drejt Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY