Tre shtetas rumunë kanë tentuar të kalojnë mbi 6 kg arnë drejtim tw Shqipërisw pa e deklaruar më parë. Zinxhirë të verdhë pasi i kishin vendosur në 7 çorape i kishin fshehur në kroskot dhe në kokat e pasme të sediljeve të makinave, por janë zbuluar gjatë kontrollit nga policia kufitare e Kakavijës.
“Pas hyrjes në territorin shqiptar, mjeti me targa MAAK256, me të cilin udhëtonin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë u kalua për kontroll më të detajuar në vijën e dytë dhe gjatë kontrollit, në kroskot dhe kokat e pasme të sedileve u gjetën 7 corape, brenda të cilave u konstatuan 21 copë zinxhirë të verdhë, të dyshuar flori, si edhe një peshore elektronike. Nga peshimi rezultoi se pesha e tyre ishte afërsisht 6456 gram” informon policia e Gjirokastrës.
U sekuestrua sasia e mallit, 1 peshore elektronike, mjeti me të cilin këta shetas udhëtonin dhe pasaportat e tyre.
Në lidhje me këtë ngjarje u kryen veprimet e nevojshme hetimore në ngarkim të shtetasve rumunë me iniciale S.S, P.S dhe Dh.S. për kundërvajtje penale të “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar nga Neni 179/a i Kodit Penal dhe këta shtetas po ndiqen në gjendje të lirë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/