SKANDAL/ Dëmi me kamerat e Policisë 1.4 milionë euro, KLSH kallëzim penal...

SKANDAL/ Dëmi me kamerat e Policisë 1.4 milionë euro, KLSH kallëzim penal për 7 zyrtarë

58
0
Shares

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar në radhët e Policisë së Shtetit shkelje të mëdha në përdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit dhe të mënyrës se si janë zhvilluar tenderat gjatë periudhës janar 2014 deri në gusht të 2016-ës. KLSH ka gjetur se në plot 43 prokurime publike, firmosja e kontratës është bërë duke shmangur tenderin.
Sipas KLSH, rezulton se në 3 kontrata të firmosura drejtpërdrejt me kompanitë, Policia ka shkelur ligjin e prokurimeve publike dhe ka shkaktuar një dëm ekonomik 1.5 milion euro. Vetëm në tenderin për blerjen e sistemit të kamerave të trupit për patrullat e policisë, KLSH ka evidentuar se çmimi që ato janë blerë ka qenë 7 herë më i lartë se çmimet ndërkombëtare, duke rritur faturën me 1.4 milion euro.
“Në procedurën e tenderit me objekt ‘Sistemi multifunksional i kamerave të trupit për patrullat e Policisë së Shtetit’ me vlerë rreth 541 milionë lekë, u konstatua se procedura ishte klasifikuar ‘sekret’ në nivel sigurie ‘Iikufizuar’, në kundërshtim me kërkesat e Urdhrit të Ministrit të Punëve të Brendshme”.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar pranë prokurorit të Përgjithshëm kallëzim penal për konsumimin e veprës “shkelje e barazisë të pjesëmarrjes e tenderë” për 7 zyrtarë të Policisë së Shtetit.
“Pasi përfundimet e raportit të auditimit u shqyrtuan nga Drejtoria Juridike e KLSH, u përcoll kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm në datë 10. 01. 2017.”
Kontrolli i KLSH ka gjetur parregullsi të theksuara edhe në mënyrën e përdorimit të fondeve për zërin e shpenzimeve për investime. Në vitin 2014-ën janë shpenzuar 88% më shumë se planifikimi, ndërsa në vitin 2015-të shpenzimet janë rritur me 143 %.
“Gjatë auditimit të zbatimit të buxhetit dhe ndryshimeve gjatë vitit për shpenzimet e investimeve, rezultoi se këto shpenzime janë rritur në vlera të konsiderueshme, duke vënë në diskutim hartimin e Projekt Buxheteve Afatmesme të miratuara për këtë Institucion”.
Pavarësisht debateve që përfshinë Ministrinë e Financave përpara dy viteve për përdorimin e letër kredive, KLSH ka evidentuar se Policia e Shtetit ka vijuar të njëjtën praktikë në vitin 2015-të dhe 2016-të në 5 raste, ku fondet i janë dhënë kompanive private, pa përfunduar punimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY