EDMOND TRAKO/2 prilli, Ifa me mitrolozë sipër që qëllonin mbi njerëz

EDMOND TRAKO/2 prilli, Ifa me mitrolozë sipër që qëllonin mbi njerëz

195
0
Shares

Edmond Trako, një ndër drejtuesit e PD në vitin 1991 ka qënë në protestën e 2 prillit kur edhe ndodhi masakra nga policia duke vrarë katër vetë dhe plagosur disa dhjetra të tjerë.

Si u gjendët atje dhe çfar mbani mënd nga ajo ngjarje?

Ishte mëngjesi e asaj date dhe ishim në selinë e PD, ku sot është poliklinika “Zonja e Këshillit të Mirë”. Ishte ora 9:30 në mëngjes., ishim 7 apo 8 vetë në seli. foto 2 prill3Një telefonatë nga Shkodra njoftojnë kryetarin e partisë, Sali Berisha, që në shkodër ishte një situatë shumë e ndërlikuar, ishte sulmuar komiteti i partisë dhe ishte vrarë Arben Broci. Ai ishte një ndër themeluesit e PD-së, student i dhjetorit, anëtar i kryesisë së PD shkodër, një ndër 30 studentët që shkuan të Ramiz Alia. Ishte një ndër figurat kryesore të PD jo vetëm në Shkodër por edhe në qëndër. Në atë moment u kërkua që dikush të shkonte si përfaqësi në Shkodër për të ndjekur nga afër ngjarjen në Shkodër. Dikush u hodh dhe i tha Berishës: Ju si kryetar duhet të shkoni. Berisha refuzoi dhe mu drejtua mua: Shko ti Edmond. Une i thashë po shkojmë, por bashkë. Me tha nuk mund të vi se unë duhem këtu. Atëherë unë i thashë meqënëse duheni këtu në rregull po shkoj dhe bashkë me mua erdhi edhe Blerim Çela. Jemi nisur për në Shkodër dhe rrugës na është bashkuar edhe Azem Hajdari mu te shkallët e selisë së PD, sapo ishim nisur.
2 prill komiteti digjet

Kur kemi arritur në Shkodër qysh në hyrje pamë që vërtet situata ishte jashtë mase e tensionuar. Ishin përhapur gjirthfar lloj lajmesh. Se ishte vrarë Xhelil Gjoni, se ishte sulmuar Komiteti Qëndror etj etj dhe ne na thanë pse kishim ardhur në shkodër. Në hyrje të Shkodrës kishte përqëndim forcash policore dhe ushtarake. Sa më shumë i afroheshim zonës ku ishte komiteti i partisë dhe selia e PD, përqëndroheshin më shumë forcat policore e ushtarake. Kur mbërritëm në seli gjetëm Ali Spahinë dhe Pjetër Abrnorin duke dhënë një intervistë për disa media të huaja. Atje ishte edhe Shenasi Rama. Prej andej jemi larguar drejt Radio Shkodrës. Para komitetit të partisë ishte një situatë lufte. Më kujtohen si tani disa makina policie dhe një autblind që kishte marrë zjarr.

Nga ai autoblind arrita të marrë një gjerdan me disa fishekë që i kishin mbetur, si relike dhe një plumb të atij gjerdani e kam akoma dhe po jua jap ta shihni.

Kam mbledhur edhe disa plumba te Komiteti i Partisë pasi kishte me shumicë në tokë. Mora edhe një kapele polici të shqyer të cilën e gjeta në Tokë.

Ndërkohë ishin katër të vrarë dhe disa të plagosur?

Po, një prej personave që u vranë atë ditë Bujar Bishanaku. E mbaj mënd të plagosur rëndë dhe e shopqërova në spital meqënëse isha mjek. Ka vdekur në dorën time. Mbaj mend që një pjesë e të plagosurve sepse ishin dhjetra të tillë, kishin plagë të thella. Unë u lejova të hyja në spital meqënë se isha mjek. Situata në spital ishte shumë e rëndë.
2 prill arben brozi i vdekur

Ndërkohë autoblindët dhe forcat policore e ushtarake ishin në shesh..?

Pasi dola nga spitali, moment tjetër që kam fiksuar te Radio Shkodra , mos gaboj është filmuar, shikoj të hipur në verandën e Radio Shkodrës Azem Hajdarin. Po fliste dhe po mundohej të qetësonte turmën. Ai bënte thirrje për qetësi, i bëntë thirrje njerëzve që të largoheshin që të mos derdhej më gjak. Situata ishte e pakontrollueshme. Megjithse kishte forca të shumta policore dhe ushtarake. Kishte disa makina tip “Ifa” të ushtrisë që mbanin mbi kabinë nga një mitroloz. Të lëvizje rrugëve të Shkodrës me mitroloz mbi makina ishte kaq e vështirë. Shoferi që kishim na lutej vazhdimisht të iknim sepse situata ishte kaq e rrezikshme. Nuk di se sa herë kemi shpëtuar rastësisht pasi plumbat vazhdonin e vinin majtas e djathtas. Mbaj mënd që u organizua një mbledhje me autoritete lokale, përfaqësues nga forcat politike, përfaqsues të fesë etj. ishin mbledhur për tu angazhuar për të qetësuar situatën.

Mbaj mënd që në atë mbledhje ishte edhe Gjek Çela dhe shefi i tij i policisë. Më vonë ata u morën të pandehur si përgjegjës për ngjarjet në Shkodër. Ajo mbledhje zgjati rreth 2 apo 3 orë. Në darkë vonë jemi kthyer të tre bashkë, unë, Azemi e Blerim Çela në selinë e PD. Atje gjetëm drejtues të partisë dhe disa të huaj Mbaja në dorë gjerdanin me fishekë dhe mu sulën sidomos të huajt, ishin pjesë e Institutit demokratik Amerikan, mi morën të gjtihë fushekët që mbante gjerdani dhe unë arrita të mbaja vetëm një prej tyre. Më morën edhe kapelën e policit.. i donin për relike. 27.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY