FOTO GALERI/ Publikohen foto të rralla të protestës së 2 Prillit 1991...

FOTO GALERI/ Publikohen foto të rralla të protestës së 2 Prillit 1991 në Shkodër

78
0
Shares

Image Gallery

Këto pamje janë shkëputur nga data 2 prill e vitit 1991, të protestës masive në Shkodër, që çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm. Ato janë fiksuar nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më, por djemtë e tij, pasardhës në këtë profesion, i përcjellin për publikun.

Ky 2 prill shënon 25­ vjetorin nga ngjarja që shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë. Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Makina të djegura, tym i zi që shpërthente nga disa anë të qendrës së Shkodrës e protestues të panumërt të mbledhur në shesh dhe që ngrinin dy gishtat lart. Pas kaq vitesh, këto fotografi dalin në dritë si pjesë e historisë së viteve të para të demokracis informon Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY