Shprehja e hershme për Kukësin e Ri se “U bë Kukësi si Tirana”, duket se po bëhet realitet por në një mënyrë tjetër.
Dy kompani ajrore me kosto të ulët Ryan Air dhe Wizz Air kanë inspektuar aeroportin në qytetin e Kukësit dhe së shpejti pritet të aplikojnë për menaxhimin e tij vetëm pak orë pasi Rinisa hoqi dorë nga eksluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare.
Fluturimet ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit mund të nisin në fund të vitit, tha sot në një intervistë për tch ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.
“Ne mendojmë se në një gjendje normale, deri në fund të vitit aeroporti duhet të jetë operacional. Ka dalë një faturë prej 3 milionë euro për ndërhyrje. Besoj që ka nevojë për një rishikim të kësaj situate, e pastaj ka nevojë për ndërhyrje. Ose do të vazhdojmë me investime me para publike”, thotë Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve.
Haxhinasto konfirmon se janë dy operatorë low cost, Ryan Air dhe Wizz Air që kanë shprehur interes konkret, madje kanë bërë dhe inspektimin e pistes dhe terminalit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/