Ndonëse është 79 vjeç shteti i dërgon ftesa për të shkuar ushtar

Ndonëse është 79 vjeç shteti i dërgon ftesa për të shkuar ushtar

48
0
Shares

Emin Sarikaya (79), banor i qytetit turk Kayser, për herë të tretë mori ftesë për kryerjen e shërbimit ushtarak, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sarikaya, i cili mbush tetë dekada jetë, në një bisedë me gazetarin e AA-së tregoi rrëfimin e tij shumë interesant.

Ai theksoi se shërbimin ushtarak e kreu në periudhën mes viteve 1957 dhe 1959 në qytetin turk Erzurum, kur shërbimi ushtarak në Turqi ishte dy vite.

Por, ndonëse që nga kryerja e “detyrës atdhetare” kanë kaluar më shumë se gjysëm shekulli, para dy vitesh në adresën e Sarikaya-s mbërriti një letër në të cilën pretendohet se Sarikaya ka evituar shërbimin ushtarak, dhe se është i obliguar të paraqitet për të përmbushur këtë detyrë.

Duket se kjo është një histori e cuditshme që ndodh në Turqi pasi ky shtetas është 79 vjec dhe ftesa i ka ardhur 3 herë. Ai shprehet mjaf i cuditur dhe kur e mendon këtë vetëm qesh dhe e justifikon duke thënë se ka qënë një ushtar i mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY