VIDEO/ Njihuni me gjyshen që ngre 111 kg

VIDEO/ Njihuni me gjyshen që ngre 111 kg

68
0
Shares

Shirley Webb e konsideron palestrën ku stërvitet në Illinois, si një “shtëpi të dytë”. Gjyshja 78-vjeçare është anëtare e fuqishme e “Club Fitness” në Wood Lawn, ku ajo është e njohur për shumicën e anëtarëve të klubit.
78-vjeçarja shkon në palestër disa herë në javë dhe shpesh mund të gjendet në seksionin e peshave duke u stërvitur.

Së fundmi ajo ka thyer rekordin duke ngritur plot 111 kilogramë peshë.

Gjyshja po filmohej nga trajneri i saj kur realizoi ngritjen e 111 kilogramëve. Çuditërish, Shirley nuk ka bërë aktivitet fizik më herët.

Frymëzimi i saj për t’’u bashkuar palestrës ishte për të shoqëruar mbesën e saj 20-vjeçare.

“Në fillim mezi ngjisja shkallët, por sot mund të ngre 111 kilogramë”, thotë ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY