ITALI/Pacientët emigrantë, pse kanë më shumë dhimbje

ITALI/Pacientët emigrantë, pse kanë më shumë dhimbje

70
0
Shares

Njësia Shqiptare e Katedrës së Bioetikës së UNESCO-s organizoi në Venecia Konferencën ndërkombëtare mbi pacientin emigrant shqipfolës.

“Integrimi përballet me një brishtësi të dyfishtë të personit-pazient-emigrant: nga njëra anë brishtësia e shkaktuara nga sëmundja dhe nga ana tjetër diferencat jo gjithmonë të lehta për tu kapërcyer.

Është fakt që shumë qëndrime, shprehje apo sjellje sociale, edhe në kontekstin mjekësor, kanë rrënjë të thella antropologjike dhe kulturore: shprehja e dhimbjes fizike, vuajtja mendore, zija, koncepte të tilla si sëmundja, gjymtimi fizik apo vdekja, fenomene si dhurimi i organeve, transfuzioni i gjakut, terapitë intensive afatgjata, etj”, thuhet në deklaratën për shtyp të Konferencës.

Në Itali komuniteti emigrant shqip-foles (qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia) numëron rreth 562.000 qytetarë që përfaqësojnë 11.2% të popullsisë rezidente me origjinë të huaj. Si i tillë, ky komunitet është aktualisht komuniteti me i madh me origjine jo-BE në Itali (pas atij rumun).
logo e italianit

Njësia drejtohet nga Altin Stafa, mjek në Ospedale dell’Angelo në Venecia.

Të ftuar ishin ministrat e shëndetësisë nga Shqipëria e Kosova e perfaqësues nga qeveria e Maqedonisë, përveç përfaqësuesve të qeverisë lokale italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY