Ministria e Financave ka nxjerrë për herë të dytë lajmërimin për shitjen e qenve të stërvitur. Në muajin janar, u publikua nisja e ankandit për 13 qentë të cilët nuk kishin kaluar klasën, por duket se askush nuk është interesuar për ta.
Kjo ka bërë që ministria e Financave të rinxjerrë për shitje qentë por me një çmim më të ulët. Sigurisht nëse do të shiten nuk do të ndihmojnë dhe aq buxhetin e varfëruar të shtetit.
Me shtrenjte kushton qeni Tovi me 4000 leke ndersa me shtrenjte qeni Beta me 11000 leke.
Tabela me cmimet per secilin qen
Disa të dhëna për ankandin:
Çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentacionin si më poshtë:
Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.
Garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Financave.
Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).
Shenim: Pjesëmarrësit në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën shpallur për shitje, i konfiskohet 20 % e garancisë bankare, e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.
Garancia bankare apo mandat pagesa duhet të bëhet detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarje në ankand.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/