Vrasja në Gallatë të Kurbinit është lajmëruar pak kohë më parë. Personi që është vrarë Mark Ndreca kishte patur një konflikt për disa profile hekuri.
Pas konfliktit të ndodhur disa ditë më parë, viktima kishte vendosur ta denonconte autorin.
Ai kishte bërë kallëzim në polici se Tom Lala e kishte kërcënuar me jetë.
Ndërkohë një version tjetër lidhet me faktin se hidrocentrali i vogël i Tom Lalës u godit me eksploziv pak ditë më parë. Ende nuk ka të dhëna që e lidhin atentatin me eksploziv me emrin e viktimës së sotme Ndreca.
Ndërkohë që banorë të fshatit kanë përmendur si argument një grindje gjatë zgjedhjes së kryeplakut të fshatit.
Lala është larguar dhe tani po ndiqet nga policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/