Ditët e fundit Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Shtimi i eskortës për Bashën ngjalli dyshime nëse kreu i opozitës është kërcënuar.
Ky shtim i masave të sigurisë është normal, thotë Garda për “BalkanWeb”, për shkak se afron fushata elektorale.
Duke e konsideruar regjistrimin e partive politike në KQZ si hapin e parë të çeljes së fushatës, Garda ka shtuar masat e sigurisë ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare, pavarësisht se Partia Demokratike nuk është regjistruar në zgjedhje.
Në ligj nuk është parashikuar se sa duhet të jetë numri i gardistëve që i shtohen eskortës, pasi kjo vendoset në varësi të situatës dhe tensioneve të krijuara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/