Familja e ish-të dashurit të Desarës: E pritëm në shtëpi, por gjërat...

Familja e ish-të dashurit të Desarës: E pritëm në shtëpi, por gjërat nuk funksionuan

58
0
Shares

Familja e ish-të dashurit të Desara Mancellarit që u vuri flakën makinave ka mohuar pretendime te vajzës se ka pasur dhunë ndaj saj.

Ndërkohë, burime të afërta pranë djalit kanë mohuar këtë version të vajzës, në një prononcim për “Anabel”.

‘Është absolutisht e pavërtetë, babai i tij jo vetëm nuk ka ushtruar asnjë lloj dhune mbi Desarën, por e ka pritur si një vajzë në shtëpinë e tyre. Ajo ka vepruar në inat pasi ishin ndarë, gjë që nuk ka asnjë lidhje me ndonjë ‘dhunë’ të ushtruar mbi të. Ishte xhelozi. Vajza është trajtuar shumë mirë nga familja, por gjërat mes djalit dhe saj thjesht nuk kanë ecur si duhet. Të gjithë ata që i njohin të 2 e dinë shumë mirë se kështu ka shkuar marrëdhënia e tyre. Të thuash se zotëria e ka dhunuar sepse i ka çnderuar familjen është absurde, a thua jemi me Kanun në dorë’, ka qenë deklarata e burimeve pranë familjes së djalit.

Vajza është vënë në pranga nën akuzën e “shkatërrimit të pronës me zjarr”.

Gjatë procesit etimo ajo ka treguar se kishte pak ditë që ishte ndarë nga i dashuri i saj Filip Papajani, 21-vjeçar pas një lidhje prej 10 muajsh që kishin mes tyre. Vajza ka këmbëngulur për të mësuar arsyet e ndarjes, e pak ditë më parë kishte tentuar të komunikonte me “ish-in” e saj. Në një bisedë e fundit mes tyre në rrjetin social Facebook vajza e kishte kërcënuar 21-vjeçarin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY