Edi Rama u kujton socialistëve se po plaket: Ma leni partinë dhe...

Edi Rama u kujton socialistëve se po plaket: Ma leni partinë dhe pak vite

88
0
Shares

Kryetari i PS po vijon fushatën për referendumin në jug të vendit përmes simbolikave duke dhënë premtimin se nuk ka ndërmend të mbajë për kohë të gjatë drejtimin e PS-së sic e ka akuzuar deputeti rival Ben Blushi.

Rama duke përdorur batutën deklaroi në Vuno, prej nga është edhe nip se do të kthehej të kalonte një pjesë të pleqërisë në këtë fshat.

“Dhe si nip nga Vunoi jam i kënaqur që kësaj toke i krijohet mundësia që të rilulëzohet dhe në pleqërinë që po afrohet edhe mua edhe Koços na krijohet mundësia që të kalojmë kohë më të gjatë në sheshin e vogël para lapidarit ku pleqtë mblidhen dhe flasin për problemet e botës…”, tha Rama.

Po gjatë ditës së sotme ka vijuar fushata për referendum edhe në Tiranë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbledhur anëtarë të PS duke kërkuar prej tyre të marrin pjesë në votim. “Nuk është e rëndësishme kush fiton, por e rëndësishme të shkojmënë referendum”, deklaroi ai duke iu kundërvënë thirrjes së deputetëve Blushi dhe hafizi nga Shkodra që socialistët të bojkotojnë referendumin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY