“Ata janë zhdukur. Madje nuk e di a kanë më premisa këtu”. Për vite me radhë, PASOK, Partia Social Demokrate ka dominuar politikën në Greqi, me një stabilitet votash prej 45%. Më pas erdhi kriza ekonomike. Me këmbënguljen e institucioneve europiane, qeveria PASOK ra dakord për të privatizuar terminalin e konteinerëve në Pire. Punëtorët braktisën në masë partinë për ekstremin e majtë ose të djathtë. Duke e ulur votën Social Demokratike në 4% në vitin 2015. Gjurmët e këtij radikalizmi shihen në të gjitha muret e magazinës. Kur shkencëtarët politikë shohin qendrën e majtë europiane flasin për procesin e “Pasokifikimit”. Mbështetja për partitë Social Demokratike po falimenton në një mënyrë të shpejtë.
Në fillim të këtij shekulli mund të shkonit nga Inverness në Skoci deri në Vilnius të Lituanisë, pa kaluar në një vend të qeverisur nga e djathta, e njëjta gjë do të ishte e vërtetë, nëse do ta bënit këtë udhëtim nëpër Skandinavi. Social Demokratët drejtojnë Komisionin Europian. Por kohët e fundit, pjesa e tyre e votave në zgjedhjet vendore ka rënë me një të tretën, gjë që nuk ishte parë në 70 vjet. Në 5 shtete të Bashkimit Europian që mbajtën zgjedhjet kombëtare vitin e kaluar, Social Demokratët humbën pushtetin në Danimarkë, patën rezultatet më të këqija në Finlandë, Poloni dhe Spanjë si dhe Britani.
Në vende të tjera është e vërtetë, qendra e majtë është në pushtet: si një parti qeverisëse e urryer dhe ideologjikisht e paqartë sidomos në Holandë, kurse në Suedi, Portugali dhe Austri është në krye të koalicioneve. Në Francë, Presidenti Francois Hollande mbase nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Matteo Renzi, Kryeministri dinamik i Italisë, është në formë të mirë, por partia e tij po humbet mbështetjen.
Por ku po shkojnë të gjithë këto vota? Partitë e tjera të majta alternative si (ato feministe dhe partitë e gjelbra), liberalët dhe qendra e djathtë kanë përfituar gjithashtu. E majta europiane është parë të humbë edhe më përpara. Fati i tyre ra ndjeshëm në fund të viteve 80’ dhe në fillim të viteve ’90. Por e rimorën veten nën drejtimin e liderëve si Tony Blair dhe Gerhard Schroder, që sakrifikuan dashurinë e vjetër të partive të tyre për tregjet e punës dhe taksat e larta në favor të qendrës, shërbimet e mira publike që më pas pasuan me rritje ekonomike.
Në vitin 1996, socialdemokratët e Europës po ia dilnin mirë.Por besimi i votuesve në këto parti mori një goditje në krizën ekonomike në fund të viteve 2000. Gjatë kësaj kohe ishin partitë e qendrës së djathtë që fituan një farë popullariteti nëpërmjet mirëqenies – programeve të punës – reformës së arsim.
Kriza e euros i përkeqësoi gjërat. Në veri të Europës idea e zbutjes së masave shtrënguese u pa nga shumë votues si një mënyrë për të përdorur paratë e tyre për të shpëtuar shpenzimet e shumta të pjesës jugore. Kështu që mundësitë e krahut të majtë u kufizuan ndjeshëm. Kini parasysh gjendjen e vështirë në të cilën Hollande gjeti veten. U zgjodh në vitin 2012 me slloganin “koha për ndryshim”, ai premtoi të frenonte masat shtrënguese dhe të përmirësonte ekonominë. Por norma e tatimit 75% mbi të pasurit u hoq. Pjesa tjetër e eurozonës këmbënguli se kufijtë e deficitit të cilat ishin injoruar më parë duhet të merreshin seriozisht. Hollande uli taksat e biznesit dhe bëri kursime në buxhet.
Por këta faktorë rrethanorë nuk llogaritën plotësisht shkallën dhe thellësinë e rënies. Katër gjëra e kanë bërë Europën një mjedis më të ashpër për qendrën e majtë: suksesi i saj, ndryshimet strukturore në ekonomi, një frikë e reduktuar e ekstremeve politike dhe rënia e grupeve të klasës monolitike.
Në të njëjtën kohë, ekonomitë europiane kanë ndryshuar në mënyra që i bëjnë politikat kolektiviste të qendrës së majtë të jenë më pak efektive. Transporti i mallrave është bërë më i shpejtë, më i lirë, kapitali më i lëvizshëm, marrëdhënie tregtare më të arritshme, dhe automatizim më i sofistikuar.
Rënia e perdes së hekurt në vitin 1989 dhe integrimi i mëvonshëm i Europës Lindore në BE vonoi disa ndryshime. Ai gjithashtu kishte një efekt të thellë. Politikat e vendeve të BE-së ishin deri atëherë të kufizuara nga historia: rrethuar nga kërcënimi i Bashkimit Sovjetik në njërën anë dhe nga kujtimet e fashizmit në anën tjetër. Një brez më vonë palët mund të përcaktonin synimin e tyre larg nga ngjarjet e vjetra.
Ky zgjerim i spektrit politik shkon së bashku me ndryshimin e katërt: një fragmentizim i identiteteve në të cilat qendra e majtë është e ndërtuar. Një studim i publikuar nga BBC në vitin 2013 tregoi se pak më shumë se një e treta e votuesve britanikë i përkasin klasës tradicionale punëtore dhe asaj të mesme; pjesa tjetër janë punëtorët e rinj e të pasur, klasa e mesme teknike dhe punëtorët e shërbimit emergjent. Votuesit e rinj të ngritur në mediat sociale krijojnë identitetin ezoterik te tyre në vend se të angazhohen si klasë kolektive.
Ky ndryshim paraqet probleme të partive politike të të gjitha ngjyrave. Por situata është vecanërisht e keqe për të majtën e Europës. Qendra e majtë po humbet mbështetjen e klasës industriale të punës dhe një pjesë të konsiderueshme të klasës së mesme, ve canërisht në ato të sektorit publik të ekonomisë se përzier.
Një herë e një kohë, Kopenhageni dhe Lilë u bashkuan për mbështetjen e tyre për politikat demokratike, kurse tani janë të ndara nga politika gjithnjë e më e spikatur e identitetit. Kujtoni Holandën, ku mbështetja për qendrën e majtë të PVDA ka rënë nga 25% në zgjedhjet e vitit 2012, në 10% sot. Ashtu si Rene Cuperus, një mendimtar me ndikim në qendrën e majtë holandeze tregon se Partia Social-Demokrate ka humbur mbështetësit në qytetet e mëdha, ndërsa kanë fituar partitë e gjelbra dhe ato ambientaliste.
Ka pjesë të Europës, ku grupimet e ndara mbeten të lidhura së bashku, për të dhënë më shumë se sa qendra e majtë mund të ofrojë.
Krimbi i padukshëm
Të lënë në mes, Social-Demokratët duken të vënë në mbrojtje dhe të shqetësuar më shumë për mbrojtjen e përparimeve të kaluara se sa për prezantimin e mënyrave të reja. Nuk janë as fitues dhe as kundërshtarë. Është e djathta ajo që ka kërkuar të vijë me projekte të reja. Megjithatë gjërat që ofrojnë Social-Demokratët janë ende në dispozicion. Disa politika social-demokratike mund të shihen në partitë e reja në Itali, apo në partitë liberale të të rinjve në Spanjë.
Kujtojmë Ludvigshafen, një qytezë industriale në jug-perëndim të Gjermanisë ku dhjetëra mijëra punëtorë – pasi kanë përfunduar kurset e zanatit të tyre – paguhen për punën si hamall cdo ditë. Ludvigshafen votoi për Partinë Social-Demokrate edhe kur Helmut Kohl, njeri i tyre, ishte kancelar i qendrës së djathtë në vitet 1980. Votuesit mbetën besnikë deri në fund.
Në trajektoren e tyre aktuale, Social Demokratët mund të përfundojnë si liberalët dhe partitë ambientaliste: mund të kërkojnë mënyra për të ndërtuar koalicione. Por ka ende disa, të cilët janë në pushtet dhe relativisht të njohur. Sukseset e tyre ofrojnë tri mësime:
Së pari, rinovimet përfundojmë me qeverinë kombëtare, nuk fillojnë aty. Bashkitë dhe qeveritë rajonale kanë pikërisht përzierje e pragmatizmit dhe të menduarit inovativ të politikave që Social Demokratët kanë nevojë nëse duan të fitojnë kombëtarisht.
Së dyti, nuk duhet harruar një lider që njerëzit e duan dhe kanë besim, përfshi edhe njerëzit përtej kufijve të partisë. Ky mund të jetë një aset i madh.
Dhe së treti, Social Demokratët europianë duhet të mësojnë nga homologët e tyre në Amerikën Veriore, që deri tani e kanë shmangur rënien e tyre duke u zhvilluar në shumë aspekte dhe duke zhvilluar koalicione pluraliste. Të bindësh votuesit e interesat e tyre ndiqen më mirë nga qeveritë e qendrës së djathtë do të thotë të adoptosh politikat e gjenerimit të rezultateve të qarta.
Emmanuel Macron, ministër i Ekonomisë në Francë ka folur shpesh për benefite individuale që i përshtaten më shumë tregut të punës fluid. Të tjerë mbështesin programet e rikualifikimit si ato për të cilat vendet nordike janë aq të famshme, ose për mënyra të reja se si qeveria mund të kujdeset për fëmijët dhe të moshuarit. Këto lloj idesh ofrojnë shpresë në vend të përpjekve për të zhudukur idetë populiste të së majtës apo djathtës.
Ndoshta shembulli më i mirë është Malta. Aty, partia e Kryeministrit Joseph Muscat qëndroi plot 15 vjet në opozitë, duke fituar bindësh votat e elektoratit të shtresës punëtorë, por duke dështuar vazhdimisht përballë shtresës së mesme të shoqërisë. I vënë përballë rrezikut të zhdukjes së partisë së tij politike në vitin 2008, Muscat hodhi mënjanë euroskepticizmin dhe e drejtoi vëmendjen tek lëvizja sociale, edukimi dhe punësimi i femrave.
Partia arriti të merrte një fitore të jashtëzakonshme në vitin 2013 dhe vazhdon të qendrojë në krye të sondazheve në ditët e sotme. “Ajo cfarë duhet të na dallojë gjithmonë”, ka thënë kryeministri në një intervistë për “The Economist”, “është se nuk përfaqësojnë atë pjesë të shoqërisë që është në gjendje më të mirë, por atë pjesë që kërkon të jetë në gjendje më të mirë”. Malta është një vend i vogël me ekonomi konkuruese, por ofron përsëri si mënyrë qeverisjeje që rrallë shihet në kontinent.
Nëse duan të vazhdojnë të luftojnë, social-demokratët e Europës duhet t’i bëjnë llogaritë me një elektorat të bindur, të fragmentuar dhe një sërë rivalësh të etur për të vjedhur përkrahësit e tyre. Ata do të duhet të kombinojnë dallueshmërinë, besueshmërinë dhe bindjen.
Klarita Bajraktari, ekspres.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/