Filipi, ish-i dashuri i Desarës: Une e lash, Desara donte lekët e...

Filipi, ish-i dashuri i Desarës: Une e lash, Desara donte lekët e mia

97
0
Shares

Historia e Desarës që dogji 4 makina duket vetëm sa ka filluar pasi në orët e mbrëmjes argumentat nga ana e saj dhe atyre të ish-të dashurit janë shpeshtuar sërish.

Reagimi i Filipit, ish-idashuri i vajzës

Filip Papajani në një reagim për Jetaoshqef.al ka dhënë versionin e tij, duke mohuar gjithçka. “Ajo është thjesht një vajzë e çmendur që donte lekët e mia dhe e lashë e ajo boni ket gjo.Babi im esh 56 vjec se ka rraf kurr saren e ka pas si gocen e vet”, ka qenë ky reagimi i shkurtër i Filipit.

Por “Panorama” ka publikuar një pjesë të SMS­-ve private në “Facebook” mes Desarës dhe djalit të quajtur Filip, të cilat tregojnë një version ndryshe të ngjarjes.

Djali Filip Qose Papajani i lutet vajzës që të mos e ndërpresë lidhjen e me të, gjë që tregon se ka qenë vajza ajo që i ka dhënë fund lidhjes. Një familjar i vajzës, i cili nuk preferon të identifikohet, thotë se vajza është kërcënuar vazhdimisht nga djali dhe familjarët e tij. Personi në fjalë tregon se ka qenë Desara që i ka dhënë fund lidhjes në kohën kur i riu ishte duke kryer shërbimin ushtarak në Greqi për shkak të dyshtetësisë. Por me kthimin e tij, sipas të afërmit, nisën edhe konfliktet që e shtynë vajzën që të kryente veprimin për të cilin është arrestuar.

“Çdo gjë që pala tjetër ka deklaruar janë gënjeshtra. Desara ka dashur ta linte prej muajsh djalin por e kishte të pamundur prej presioneve dhe ndërhyrjeve nga familja e tij. Desara gjeti mundësi ta nxirrte nga jeta e saj djalin kur ai shkoi të kryente ushtrinë në Greqi. Ai u kthye më shpejt sesa mendohej dhe shkaktoi disa herë probleme duke përdorur dhunë. Më pas babai i djalit, në gjendje të dehur ka kërcënuar dhe mbajtur kundër dëshirës Desarën. Në gjendje të rënduar psikologjike, Desara ka zgjedhur këtë mënyrë duke mos patur besim te ligji”, rrëfen i afërmi i Desarës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY