Dibër, “Land Rover”-i del nga rruga, aksidentohet për vdekje pasagjeri

Dibër, “Land Rover”-i del nga rruga, aksidentohet për vdekje pasagjeri

110
0
Shares

Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23.30 në vendin e quajtur Fushë-Lurë në Dibër.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet e ditur se Ndriçim Cuku, 30 vjeç, banues në fshatin Lurë e Vjetër, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover” me targa KR 6461 A, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri. Viktima e aksidentit është shtetasi me inicialet F. K., 26 vjeç, banues në Lurë.
Forcat e policisë kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për në Komisariatin e Policisë Dibër. Grupi hetimor po kryen veprimet në vend ngjarje për të përcaktuar shkakun e daljes nga rruga të automjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY