Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndodhet në Kosovë që prej mëngjesit të kësaj të diele. Vuçiç ka hyrë në territorin e Kosovës nga pika kufitare në Jarinje. Ndërsa do ti drejtohet Zubin Potokut dhe disa vendeve të tjera me popullsi serbe.
Ndërkohë që po punohej për pritjen e kryeministrit serb, një shpërthim i fuqishëm, si dhe të shtëna armësh automatike janë dëgjuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e kulturës në Zubin Potok, pikërisht aty ku Vuçiç do të mbajë edhe një fjalim, por sipas Kosovapress nuk ka të lënduar në njerëz.
Mediat serbe shkruajnë se Kryeministri Aleksandar Vuçiç tha në Leposaviç se sulmi, që ndodhi sot herët në mëngjes në Sallën e Shtëpisë së Kulturës në Zubin Potok, nuk e frikësojnë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u ka thënë mediave serbe se Vuçiç do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën.
“Është një mbështetje e madhe për njerëzit atje që jetojnë në kohë të vështira” ka thënë Gjuriç.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Vuçia do të vijë në Kosovë me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/