VIDEO/ Uashington, agjenti amerikan përplaset me truprojën e Erdogan: Kjo është Amerika!

VIDEO/ Uashington, agjenti amerikan përplaset me truprojën e Erdogan: Kjo është Amerika!

95
0
Shares

Qëndrimi i Presidentit turk në Uashington, Rexhep Taip Erdogan, përveç protestave dhe përplasjeve të shumta ka ofruar edhe këtë pamje.
Ky është momenti i pabesueshëm kur një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke debatuar ashpër me një nga truprojat e Erdogan, pas përleshjeve me protestuesit dhe gazetarët në Uashington të enjten.
Udhëheqësi turk Rexhep Tajip Erdogan ishte në kryeqytetin amerikan për të marrë pjesë në samitin bërthamor të udhëheqësve botërorë, kur përleshja shpërtheu jashtë Institutit Brookings.
Kalimtarët kanë filmuar momente kur truprojat e ngarkuar për sigurinë e Presidentit turk shqyen parulla anti-Erdogan nga duart e protestuesve, ndërsa gazetarët deklaruan se ata u shtynë edhe dhe shqelma.
Pikërisht pas këtyre incidenteve, një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke i tërhequr vëmendjen truprojës turke: Kjo është Amerika!
Në pamjet e filmuara nga Cenk Sidar, një  kolumnist turk, agjenti është dëgjuar duke thënë:
“Qëndro në këtë anë të rrugës. Më kuptoni. I thoni atij të qetësohet, kjo është Amerika. Sillu si i rritur, qëndro në këtë anë të rrugës. Duke shkuar sa andej-këndej po shkaktoni më shumë probleme për mua dhe mbrojtjen tuaj”.
Të enjten, pasi Erdogan mbërriti në Institutin Brookings për të dhënë një fjalim, protestuesit u mblodhën përjashta me pankarta me mbishkrimet:”Fashist” dhe “vrasës” .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY