Policia aksion në Kukës, 94 gjoba në 48 orë

Policia aksion në Kukës, 94 gjoba në 48 orë

74
0
Shares

Policia e Shtetit ka vijuar edhe këtë fundjavë me planin për rritjen dhe forcimin e parametrave të sigurisë rrugore, ku gjatë 48 orëve në qarkun e Kukësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 persona dhe janë vendosur 46 gjoba.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore, janë pezulluar 48 patenta, konkretisht:

– 38 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në tunelin e Kalimashit.

– 5 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

– 5 leje drejtimi të tërhequra për dhënie mjeti për drejtim personave qe janë të pa pajisur me leje drejtimi

– 54 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërgua për gjykim në OASH-KUKËS.

Gjobat u vendosën për shkelje të ndryshme, kryesisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës. Uniformat blu bllokuan gjithashtu edhe 12 automjete për mungesë dokumentacioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY