Parlamenti italian i rinovon kontratën, tashmë RAI flet shqip

Parlamenti italian i rinovon kontratën, tashmë RAI flet shqip

51
0
Shares

Komiteti i Mbikqyrjes në Parlamentin italian sapo ka aprovuar tekstin e ri të kontratës 10 vjeçare mes Radio Televizonit Publik italian e qeverisë italiane.
Mes propozimeve të bëra është dhe kërkesa e deputetëve të Lëvizjes 5 Yje për t’i dhënë më shumë hapësirë programeve e emisioneve në gjuhën e minorancave etnike të pranishme prej shumë vitesh në territorin italian e mes të cilave dhe arbëreshet e Shqipërisë.
Kjo iniciativë synon të evidentojë e të vlerësojë kulturën e popullsisë shqipëfolëse në Itali si dhe të grupeve të tjera gjuhësore.
Pak ditë më parë ka qenë deputetja e Lëvizjes 5 Yje, Dalila Nesci, anëtare e Konisionit të Mbikqyrjes në RAI, që ka kërkuar modifikimin e tekstit të mëparshëm të kontratës së RAI në skadencë më datë 30 prill me qëllim që Radio Televizioni Publik Italian, RAI, t’i dedikoj më shumë hapësirë në programacion, gjuhës shqipe e gjuhëve të minorancave të tjera etnike të mbrojtura nga ligji 482 i1999  i Kushtetutës italiane në zonat relative me praninë e këtyre etnive në territorin kombëtar.
Për shembull Radio Televizoni Italian në Kalabri duhet të sjellë në programacionin e tij më shumë emisione në gjuhën shqipe.
“Është e detyrueshme , është shprehur deputetja  Nesci një iniciativë e tillë sidomos në Kalabri ku ka një minorace etnike shqipfolëse, meriton vëmëndje në respekt të principeve të së drejtës së barazisë të saksionuara nga Kushtetuta italiane, si dhe në respekt të këtij komuniteti që përbën një pasuri të rënddësishme të traditës kulturore të vendit.”
Në Itali janë jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë në 52 komuna të ndryshme e sipas shifrave të fundit të ISTAT deri më vitin 2016  në Itali janë rezident rreth 467.687 emigrantë shqiptarë.
Iniciativa për futjen në programacionin RAI të emisioneve në gjuhën shqipe i takon tashmë qeverisë italiane ta pranojë apo jo./Oranews.tv/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY