Priste fëmijën e saj të parë, gruaja lind pesënjakë

Priste fëmijën e saj të parë, gruaja lind pesënjakë

59
0
Shares

Manita Singh, ka shkuar në spital pavarësisht se ishte 26-javëshe shtatëzënë, sepse i kishin filluar dhimbjet e lindjes.

25-vjeçarja, e cila nuk kishte bërë më parë asnjë eko për ndjekjen e shtazënisë së saj, ka shkuar rreth orës 23:00 në spitalin rajonal të Ambikapur, në provincën e Chhattisgarh në Indinë Lindore dhe mjekët kanë ndjekur procedurën e lindjes natyrale.

Fillimisht gruaja i ka dhënë jetë një vajze, por për habi të saj dhe të personelit mjekësor, kjo e fundit është ndjekur dhe nga 4 motra.

Babai i 5 fëmijëve është shprehur se: “jam shumë mirënjohës Zotit, që më ka bekur me 5 fëmijë. Para dy vitesh Manita, ka humbur një djalë si pasojë e një aborti dhe besoj se Zoti na e ka kompesuar humbjen. Uroj që të mbijetojnë të gjitha dhe që të kem mundësi t’i jap një jetë të mrekullueshme”, ka thënë ai i emocionuar.

Mjeku që ka asistuar në lindje ka thënë se është hera e parë në karrierë, që ka qenë prezent në një lindje natyrale pesënjakësh.

“Jemi shumë të lumtur për prindërit. Foshnjet janë nën vëzhgim sepse kanë lindur prematurë, por kemi besim se ato do të mbijetojnë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY