Një grindje midis disa të rinjve lypës, është “mbështjellë” edhe nga disa doza humori, në kufijtë e qesharakes.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Stadiumit “Dinamo” në Tiranë.
Një grup të rinjsh, lypsa, janë grindur midis tyre për arsye të pa qarta. Grindja e tyre ka detyruar të ndërhyjnë policët e një patrulle që u gjend aty pranë. Ndërsa policët kanë tentuar të ndalojnë grindjen midis të rinjve, si edhe ti shoqërojnë ata, janë ndeshur në rezistencën e qenve që shoqëronin të rinjtë. Mes lehjeve të tyre, qentë kanë tentuar të pengojnë policët “të kryejnë detyrën”.
Situata është përshkallëzuar, aq sa policët janë detyruar dhe kanë kërkuar ndihmë.
Mbërritja e përforcimeve të tjera mundësoi futjen e protagonistëve të grindjes nëpër automjetet e policisë. Por edhe gjatë këtij momenti qentë nuk kanë reshtur në rezistencën e tyre, duke shoqëruar me lehje “kërcënuese”,” miqtë” e tyre deri te automjetet e policisë.
Futja e të rinjve në makina dhe largimi i tyre, kanë bërë që qentë “të qetësohen”, pasi “dështuan” në “misionin” e tyre…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/