PDIU: Kthehuni në travolinën e bisedimeve pro pakestës së McAllister

PDIU: Kthehuni në travolinën e bisedimeve pro pakestës së McAllister

212
0
Shares

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet u bëri thirrje sot me anë të një deklarate për shtyp forcave kryesore politike që të marrin përgjegjësinë para qytetarëve të Shqipërisë dhe partnerëve tanë dhe të zgjidhin krizën politike sa më parë.
“Prandaj ne u bëjmë thirrje palëve që të rikthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të rimarrë në shqyrtim seriozisht paketën e propozuar prej eurodeputetit gjerman David Mc Allister dhe mbeshtetur nga SHBA si bazë të një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike ne vend. Është e papranueshme që vendi ynë anëtar i NATO-s dhe kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, të zhytet në një spirale të tillë konfliktuale duke e njollosur rëndë reputacionin tonë ndërkombëtar dhe kërcënuar pluralizmin dhe demokracinë në vend. Mungesa e një marrëveshje rrezikon ta thellojë edhe më tutje krizën e rëndë politike që ka kapur vendin, rrezikon cilësinë e zgjedhjeve parlamentare të ardhshme dhe stabilitetin e vendit. Tanimë është një domosdoshmëri e pashmangshme bërja e një Pakti Kombëtar midis mazhorancës dhe opozitës për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për të hedhur themele të shëndosha për stabilitetin politik të vendit. Pjesë e këtij kompromisi të gjerë politik duhet të jetë angazhimi i të gjitha forcave politike për të zhbllokuar dhe përshpejtuar procesin e integrimit evropian duke ndërmarrë një orë e më parë reformën në drejtësi. Në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian ne duhet të tregojmë maksimumin e përgjegjësisë patriotike e nuk duhet ta lëmë vendin peng të mllefeve e hatërmbetjeve të liderëve të ndryshëm politik. Gjithashtu, për t’i paraprirë situatave të tilla të ngjashme në të ardhmen, ne duhet të ndërmarrim një reformë të re elektorale nëpërmjet një procesi transparent gjithpërfshirës që vë interesat e atdheut përpara interesave të partive specifike.”- ka përfunduar PDIU.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY