Kryetari i Komisionit të Garancive Statutore në PS, Alket Hyseni, do të marrë postin e drejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se Hyseni do të zëvendësojë kryefinancierin e PS-së, Gent Gazheli, që pak kohë më parë mori edhe emërimin si ambasador i Shqipërisë në Turqi.
Gent Gazheli, i cili mbante njëkohësisht edhe postin e kryefinancierit në PS, u dekretua nga Presidenti Nishani më 6 shkurt si ambasador i Shqipërisë në Turqi. Gazheli u emërua në postin e drejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave që nga viti 2013, kur e majta erdhi në pushtet.
Alekt Hyseni do të mbahet mend, më tepër se për interpretimin e statutit të PS-së në lidhje me zgjedhjet për kreun e PS-së, si kreu i Komisioni i Garancive Statutore në PS pas kërkesës që deputetët socialistë, Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Arta Dade, se sa për mediokritetin e tij, konkurrues me atë të kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi, të cilët nuk dallojnë “fitoren peblishitare” nga “fitore publicitare”.
Para kësaj gafe në kongresin e fundit ët PS-së, Komisioni i Garancive Statutore nën drejtimin e Alket Hysenit, deklaruan se nuk ka shkelje të statutit të PS-së për zgjedhjet për kryetar, duke u mbështetur në faktin që Edi Rama që prej vitit 2013 është zgjedhur Kryeministër.
Por, edhe pse Komisioni i Garancive Statutore u shpreh se nuk kishte vërejtur shkelje në statut, ishte vetë kreu i PS-së, Edi Rama, që përpara Asamblesë deklaroi se për aq kohë sa nuk ishin zhvilluar zgjedhje për kryetarin, statuti është shkelur.
Emërimi zyrtar i Hysenit në postin e drejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave, pritet të merret pas referendumit që socialistët do të zhvillojnë më 9 prill.
Për më shumë mund të lexoni e ndiqni edhe …
VIDEO/ Garë e fortë mediokrish midis Alket Hysenaj dhe Tërmet Peçit për “fitoret publicitare”
/web/VIDEO_Gare_e_forte_mediokrish_midis_Alket_Hysenaj_dhe_Termet_Pecit_per_fitoret_publicitare_15964_1.php





