Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“PD, 4 kushte për zgjidhjen e ngërçit, mazhoranca të ketë veshë dhe të dëgjojë”

04/04/2016
“PD, 4 kushte për zgjidhjen e ngërçit, mazhoranca të ketë veshë dhe të dëgjojë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pasi u thye afati i parë që ishte Marsi, reforma në drejtësi po përjeton një tjetër ngërç politik. Opozita është e vendosur ta përmbyllë këtë reformë sipas kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka.
Por për të shkuar drejt finalizimit të kësaj rruge ai parashtron dy kushte që Paloka thotë se nuk janë të Partisë Demokratike, por detyrime kushtetuese.
“Kemi bërë të qartë se pa u zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa  u zbatuar marrëveshja e dhjetorit 2014 nuk mund të bëjmë hipokrizi dhe të luajmë sikur po bëjmë reformë në drejtësi. Janë detyrime kushtetuese që ka mazhoranca, jo kushte të PD”, thotë Paloka.
Edhe për letërkëmbimin mes Ramës dhe Bashës i cili nuk prodhoi asnjë rezultat, Paloka e ka një përgjigje.
“Nëse Rama kërkon të ulet në tryezë për të diskutuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese kjo nuk ka sens. Duhet të tregojnë që kanë vullnetin që janë dakort të zbatojnë vendimet, të zbatojnë ligjin dhe pastaj ne jemi të gatshëm. Jemi ne që kemi bërë ftesa. Mbi 30 ftesa ka bërë kryetari i PD-së”.
Një nga artikulimet e shpeshta të opozitës kanë qenë edhe zgjedhjet e parakohshme, por që sot Edi Paloka vlerëson se nuk varen nga opozita. Megjithatë ai është i bindur se me këtë Qeveri nuk mund të shkohet në zgjedhje.
Në fund ai parashtron edhe 4 pikat që do të zgjidhnin ngërçin dhe nuk do të shkelmonin negociatat me Bashkimin Europian.
”Janë disa pika që pa u realizuar jo vetëm integrim nuk mund të ketë, por nuk mund të ketë as një hap përpara Shqipëria. Zbatimi i vendimeve të gjykatave, zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe dialogu dhe konsensusi për reformën në drejtësi. Këto katër pika komisioneri Hahn i tha qartazi, duhet që mazhoranca të ketë veshë dhe të dëgjojë”, shton Paloka.
Reforma në drejtësi është kushti kryesor që politika shqiptare duhet të përmbushë dhe për realizimin e të cilës është angazhuar edhe faktori ndërkombëtar.
edi paloka, prononcim_copy_4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

01/06/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Fajin e ka Tsipras?

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.