Jurgen Kurti i ftuar në emisionin Top Show Magazine, më 2 prill 2015.
Jurgen Kurti, autori i dyshuar për ngjarjen e rëndë e ndodhur mbrëmjen e se hënës në zonën e ish-Bllokut, është një 23 vjeçar i cili njihet për stilin e tij luksoz të jetesës. Kurti e ka kryer shkollën e mesme në një nga gjimnazet më me emër në vend dhe prej 3 vitesh është student i një universiteti privat në Tiranë.
Ai ka marrë nën drejtim bizneset e të atit dhe njëkohësisht ka ekskluzivitetin e njërës prej firmave më të rëndësishem të pijeve alkolike. Jurgeni njihet si frekuentues i rregullt i jetës së natës dhe shpeshherë është ftuar në emisione të ndryshme për të folur rreth eskperiencave të tij.
Së fundmi dhe në emisionin “TopShow” ku ka treguar më shumë rreth të rinjve të kryqeqytetit, di dhe rreth vendeve apo mënyrave që ata zgjedhin të kalojnë kohën e tyre të lirë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 prillit rreth orës 23:00 dhe Kurti dyshohet si autori i vrasjes ku babai i tij Artur Kurti ka mbetur i vrarë si pasojë e plagëve të marra me thikë.
Menjëherë pas krimit, Policia e Tiranës ka lëshuar dhe deklaratën për këtë ngjarje. “Viktima Artur Kurti ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Më pas në rrethana ende të pa qarta në përleshje e sipër shtetasi Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve me thikë. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit J. Kurti , djali i viktimes. Njëkohësisht shtetasi L. R. Që ka mbetur i plagosur ndodhet ne S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore(kunat)me viktimen. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po kryen veprimet” .
/anabel.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/