Vrasja në Bllok/ Ja pse nëna kërkoi ndihmën e Jurgen Kurtit dhe...

Vrasja në Bllok/ Ja pse nëna kërkoi ndihmën e Jurgen Kurtit dhe të vëllait

188
0
Shares

Viktima Artur Kurti

Sherret e herë pas hershme që po ndodhnin midis Artur Kurtit dhe gruas së tij ka qënë arsyeja që e ka çuar Jurgen Kurtin, djalin e tyre të vras babain dje në ish Bllok.

Viktima Artur Kurti nuk e ka pranuar faktin për tu divorcuar nga gruaja e tij Shpresa, dhe në gjendje të dehur e kishte dhunuar atë disa herë, hera e fundit duket se ka qënë ditën e shtunë. Edhe pse prej disa kohësh ata nuk jetonin më në të njëjtën shtëpi, 50­ vjeçari shkonte herë pas here tek e shoqja, në mënyrë që të tërhiqte kërkesën e divorcit, por kur ajo nuk pranonte, ai sërish e dhunonte fizikisht e psikologjikisht.

Shpresa Kurti, bashkëshortja e viktimës, kishte njoftuar mbrëmjen e djeshme të vëllain, Leonard Ristanin dhe djalin e saj, Jurgen Kurtin, të cilëve u kishte treguar për atë që kishte ndodhur ditën e shtunë. Ajo ka kërkuar ndihmën e tyre, pasi i shoqi, Artur Kurti, kishte shkuar në shtëpi në gjendje të alkoolizuar dhe e kishte rrahur. Kur ata ndodheshin në shtëpi, rreth orës 21:00, te dera e apartamentit ku jetonte Shpresa Kurti, i shoqi (viktima) është shfaqur sërish ai mbante në dorë një thikë të madhe, me të cilën e kërcënoi. Daja doli para dhe u plagos, aty ndërhyri Jurgeni, që gjatë përleshjes la të vdekur babain e tij.

jurgeni_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY