Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Rama për mungesën e tij në ceremoninë e mbajtur në Tiranë me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Nëpërmjet një status në facebook, Berisha shkruan se megjithëse dje ishte një ditë historike për Shqipërinë Rama mungoi se zgjodhi që, në vend të një fjale në këtë ceremoni, të merrej me adhurimin e Rroshit dhe paraqitjen e tij si shembull frymëzues për të zgjedhurit e PS.
Berisha shkruan se Edi Rama, në kundërshtim flagrant me detyrimet e vendit ndaj NATO-s uli buxhetin për ushtrinë nga 2% të PBB në 0.84%. “Rama nuk flet dot për NATO-n sepse aeroportet dhe portet e Ushtrisë i vuri në dispozicion të klaneve të tij të drogës!”, shkruan Berisha.
STATUSI I PLOTE I BERISHES
Edi Rama nuk foli dot ne 7 vjetorin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO por i thuri hymne Rroshit!
Te dashur miq, dje ishte nje dite historike per Shqiperine dhe shqiptaret, madje, pas shpalljes se pavaresise, dita me e rendesishme per sigurine dhe ekzistencen e tyre.
Partia Demokratike do te ishte forca e pare politike ne historine e Europes ish komuniste qe do kerkonte qe javen e pare te themelimit te saj anetaresimin e vendit ne NATO, Qeveria e dale nga zgjedhjet e 22 marsit te vitit 1992 do te firmoste nder me te parat nismen e Partneritetit per Paqe me Aleancen e Atllantikut te Veriut dhe vendoste me te nje bashkepunim te gjithanshem e te shkelqyer.
Me rikthimin ne pushtet me voten e lire te shqiptarve ne vitin 2005, qeveria e koalicionit te PD ndermori te gjitha reformat e medha dhe jetike te planit te veprimit per anetaresimin e vendit dhe me mbeshtetjen e madhe e direkte te Presidentit Bush dhe qeverise se SHBA realizoi 7 vjet me pare endrren e madhe euro-atllantike te dhjetorit 1990, anetaresimin e Shqiperise ne Alenacen me te madhe dhe me te fuqishme te lirise qe kohrat kane njohur me pare.
Autoritetet zyrtare zhvilluan dje nje ceremoni me rastin e 7 vjetorit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Edi Rama nuk kishte kohe te merrte pjese dhe te fliste ne kete dite historike. Ai zgjodhi qe, ne vend te nje fjale ne kete ceremoni, te merrej me adhurimin e Rroshit dhe parqitjen e tij si shembull frymezues per te zgjedhurit e PS.
Por ne te vertet Rama nuk foli dot dje dhe i mbeti Rroshi ne goje sepse:
Ai, si neo-bllokmen, 7 vjet me pare, ne nderim te eterve te tij shpirteror beri gjthçka qe Shqiperia te mos anetaresohej ne NATO.
Edvin Kristaq Rama loboi fuqishem dhe mashtroi shqiptaret se gjoja senati amerikan nuk do miratonte anetaresimin e Shqiperise, nderkohe qe vetem pak dite pas ketij trillimi senati i SHBA votoi unanimisht pro vendit tone.
Rames dje i mbeti Rroshi ne goje, sepse 7 vjet me pare, nje dite pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO, ai organizoi ne Tirane kunder ketij akti madhor historik, mitingun e protestes me portrete te Enver Hoxhes ne sheshin “Skenderbej”.
Edi Rames i mbeti dje Rroshi ne goje, sepse ai sapo u be kryetar i qeverise se aleances se qelbesirave, ne kundershtim flagrant me detyrimet e vendit ndaj NATO-s uli buxhetin per ushtrine nga 2% te PBB ne 0.84%
Rama nuk flet dot per NATO-n sepse aeroportet dhe portet e Ushtrise i vuri ne dispozicion te klaneve te tij te droges! sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/