Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me një total prej 152 vitesh burgim për 9 persona, pjesë e një grupi që rekrutonin dhe dërgonin shtetas Shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.
Prokuroria në bazë të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese, ka siguruar prova të mjaftueshme se të pandehurit, kryesisht në vitin 2013, kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm Shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda, i akuzon të pandehurit për veprat penale :
1. ”Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”;
2. ”Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe
3. ”Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga nenet 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal.
Bazuar në materialet hetimore dhe shqyrtimit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda deklaron se është e provuar që të akuzuarit janë përgjegjës për konsumimin e veprave penale dhe kërkon dënimin, si më poshtë:
1. Genc Balla të dënohet me 20 vjet burgim
2. Gert Pashai të dënohet me 20 vjet burgim
3. Bujar Hysa të dënohet me 20 vjet burgim
4. Erjon Reçi të dënohet me 15 vjet burgim
5. Verdi Morava të dënohet me 15 vjet burgim
6. Astrit Tola të dënohet me 15 vjet burgim
7. Edmond Balla të dënohet me 15 vjet burgim
8. Fadil Muslimani të dënohet me 15 vjet burgim
9. Zeqir Ymeri të dënohet me 17 vjet burgim
(I pandehuri i Ymeri akuzohet, krahas veprave më sipër, edhe për ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/