Detaje të reja/ Vrasja në Bllok, babai kishte lidhje me një 25-vjeçare,...

Detaje të reja/ Vrasja në Bllok, babai kishte lidhje me një 25-vjeçare, e cila është shtatzënë

109
0
Shares

Sherret e herë pas hershme që po ndodhnin midis Artur Kurtit dhe gruas së tij ka qënë arsyeja që e ka çuar Jurgen Kurtin dhe Leonard Ristani, të vrisni dje Artur Kurtin në ish Bllok.

Viktima Artur Kurti nuk e ka pranuar faktin për tu divorcuar nga gruaja e tij Shpresa, dhe në gjendje të dehur e kishte dhunuar atë disa herë, hera e fundit duket se ka qënë ditën e shtunë. 50-vjeçari Artur Kurti shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur dhe dhunonte fizikisht e psikologjikisht gruan dhe djalin e tij. Mësohet se ka qenë gruaja ajo që ka kërkuar divorcin dhe 50-vjeçari I cli kishte nisur një lidhje me një vajzë 25-vjeçare, e cila thuhet se është shtatzënë.

NGJARJA

Shpresa Kurti, bashkëshortja e viktimës, kishte thirrur mbrëmjen e djeshme të vëllain, Leonard Ristanin dhe djalin e saj, Jurgen Kurtin, të cilëve u kishte treguar se ishte dhunuar të shtunën nga i shoqi. Ajo ka kërkuar ndihmën e tyre, pasi i shoqi, Artur Kurti, kishte shkuar në shtëpi në gjendje të alkoolizuar dhe e kishte rrahur. Kur ata ndodheshin në shtëpi, rreth orës 21:00, te dera e apartamentit ku jetonte Shpresa Kurti, është shfaqur i shoqi, i cili mbante në dorë një thikë të madhe, me të cilën e kërcënoi. Vëllai i Shpresës doli para dhe u plagos, më pas aty ndërhyri Jurgeni, dhe gjatë përleshjes 50-vjeçari Artur Kurti mbeti i vdekur.

Pas ngjarjes, Shpresa Kurti, është vënë nën efektin e qetësuesve. Ajo ka kërkuar që pranë saj të ketë vetëm të birin për ta vërtetuar që ai nuk kishte vdekur. Ky fakt bëhet me dije nga hetuesit e ngjarjes, të cilët kishin mundur të shkëmbenin vetëm disa fjalë me gruan.

“Dua të shoh djalin tim. Më sillni djalin ta shoh këtu që ta besoj që ai nuk ma ka vrarë”. Kështu u është drejtuar gruaja oficerëve të policisë, e ndërsa më pas është vënë nën efektin e qetësuesve. Mësohet se policia ka arrestuar djalin e viktimës Jurgen Kurtin dhe kunatin e tij Leonard Ristani, të cilët mësohet se kanë pranuar të dy krimin. Burime për “News24” bëjnë të ditur se 23-vjeçari Jurgen Kurti është në gjendje shoku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY