Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka deklaruar publikisht se nuk do të marrw pjesw nw votim nw referendumin e 9 prillit. Ai tha se do tw bojkotojë referendumin e thirrur me propozim të kreu të partisë Edi Rama për mandatin e tij.
Blushi thekson se ky referendum është i paligjshëm pasi shkel Statutin e PSsë. “Referendumi i paligjshëm në shkelje të Statutit. Nuk lejohet gara, nuk do të votoj të shtunën. Nuk mund të votoj për një shkelje”, shprehet Blushi. Gjatë Kongresit të PSsë, Blushi bashkë me disa deputetë të tjerë kërkuan që të zhvillohej votim për zgjedhjen e kryetarit të partisë pasi mandati i Ramës ka tre vite që ka skaduar. Por, një gjë e tillë u refuzua me argumentin se kur partia fiton zgjedhjet mandati rinovohet automatikisht.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/