VIDEO/ Sakrifica, udhëtim me “me nder” tren për në Shnandou

VIDEO/ Sakrifica, udhëtim me “me nder” tren për në Shnandou

79
0
Shares

Pamjet e videos i përkasin trenit të linjës Shkodër – Laç. Mbi 1500 qytetarë pelegrinë kishin zgjedhur sot shërbimin e transportit hekurudhore për të shkuar ne vendin e shenjtë Kisha e Shnandout, Laç.
“Kjo video është dëshmi e degradimi të sistemit hekurudhore në vendin tonë, ndërkohë qe Kryeministri i vendit Edi Rama mbron deputeten e tij që ka përfituar nga djemtë e saje koncesion në sistemin hekurudhor.
Mbrojtja e hajdutit me forcën e ligjit është vrasje e dyfishtë që ju bëhet shqiptareve”, komenton postuesi i kësaj video në “Facebook”.
Sipas publikuesit të pamjeve, nëse do bëjmë një llogari të thjeshtë, sot nga qyteti i Shkodrës drejt Laçit kanë lëvizur 1500 persona me një bilete 100 lekë, arkëtohen 150000 lekë, një shumë kjo jo e vogël.
Po nëse ky sektor do zhvillohej për qytetarët do kursente para për biznesin transport më të lirë për shtetin përfitim zhvillimi dhe financiare.
“Siç shikohet Edi Rama e ka me kollaj të mashtrojë e të bëjë fasada, spote publicitare për palmat apo për pikturat e tij, sesa t’ju ofrojë të paktën 1 % të atyre gënjeshtrave elektorale”, shton autori i këtyre pamjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY