DENONCIMI/ Një magazinë me 100 ton drogë, 30 km larg nga Tirana

DENONCIMI/ Një magazinë me 100 ton drogë, 30 km larg nga Tirana

72
0
Shares

Foto Ilustruese

Jo më larg se 30 kilometra larg Tiranës është një magazinë e mbushur me drogë.
Denoncimin e bëri kryetari i PD Lulzim Basha sonte nga çadra e protestës së opozitës i cili saktësoi se informacionin e ka marrë nga policia.
Sipas Bashës, magazina ndodhet në zonën e Manzës në Shijak, brenda së cilës ka 100 ton kanabis sativa.
“Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të policisë së shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E di unë, e di ai, ministri i Brendshëm se mu në Manzë, 30 kilometra nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë, e mbron  Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e çdo agjencie ligj-zbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre. Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këto dy magazina”, u shpreh Basha.
Lulzim Basha akuzoi gjithashtu Kryeministrin Edi Rama se ka futur në Parlament dhe në Bashki deputetë e zyrtarë me të kaluar kriminale.
“Njeriu që sot ka guximin të dalë para të rinjve ka sjellë në Parlament deputetë e kryetarë, ata që kanë shitur bijat e shqiptarëve në rrugët e Europës. PD ka lindur si partia perëndimore e shqiptarëve, si partia e vokacionit evropian. Ku e gjejnë guximin bijtë e stalinistëve shqiptarë të akuzojnë PD si një parti anti-perëndimore”, tha Lulzim Basha.
Nga ana tjetër Basha ka shpërthyer në akuza ndaj mitingut që mbajti Rama në sheshin ‘Skënderbej”.
“Kanë mbledhur një grup njerëzish që mundohen tu shpëlanë trutë. Njeriu që po u flet për zhvillim është njeriu që shkatërroi ekonominë shqiptare. Ai është njeriu që mbyll çdo shteg dhe mundësi për të aftët sepse ai po qeveris me të paaftët më të pashkolluarit dhe të korruptuarit. Ai ka mbyllur dyer e Evropës duke mbyllur dyert e demokracisë. Ai ka lidhur pakt me krimin dhe kriminelët. Ata që kanë shitur bijat dhe gratë e shqiptarëve në rrugët e Evropës, po na qeverisin. E ka lidhur fatin e tij me krimin prej ditës së tij të parë.
Ja pse nuk mund të ketë asnjë tërheqje. Ne kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. Kjo nuk lëviz dhe nuk do të ndryshojë”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY