Flasin dajë e nip: Ja pse e vramë Artur Kurtin

Flasin dajë e nip: Ja pse e vramë Artur Kurtin

379
0
Shares

Pas arrestimit të Jurgen Kurtit dhe dajës së tij Leonard Ristani për vrasjen e Artur Kurtit (i ati i Jurgenit), policia bëri publike detaje të reja nga ngjarja që ndodhi mbrëmë në zonën e ish- Bllokut.
Sipas policisë, të dy shtetasit, kanë pohuar para autoriteteve se kanë reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Ata thanë se janë sulmuar nga Artur Kurti, me thikën me të cilën ai mbeti i vrarë.
Ristani kishte disa ditë që po qëndronte te shtëpia e motrës, pasi kunati i tij vinte aty dhe e dhunonte atë pasi i kërkonte të tërhiqte divorcin.
Sipas policisë ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se Ristani ka marrë thikën dhe ka qëlluar për vdekje Kurtin, bashkëshortin e motrës së tij.
Ndërsa Jurgen Kurti, i biri i viktimës, akuzohet për bashkëpunim në krim, pasi ka ndihmuar dajën e tij të qëllojë për vdekje të atin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY