PANAMA PAPERS/ Viktima e parë e skandalit, kryeministri i Islandës

PANAMA PAPERS/ Viktima e parë e skandalit, kryeministri i Islandës

47
0
Shares

Kryeministri i Islandës Sigmundur Gunnlaugsson jep dorëheqjen pas skandalit të “Panama Papers”.
Ndërkohë më herët gjate ditës ai i kishte kërkuar Presidentit të vendit Olafur Grimsson që të shpërndajë Parlamentin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Vendimi vjen ndërkohë që emri i kryeministri u përmend në skandalin e fundit të fshehjes së pasurive në Panama.
Kjo shkaktoi protesta në Islandë pasditen e shkuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Nga ana e tij, Presidenti ka deklaruar se do të konsultohet me partitë e tjera për ndërmarrjen e këtij vendimi, duke refuzuar paraprakisht shpërndarjen e Parlamentit.
Vetë Gunnlaugsson nuk ka pranuar të flasë për çështjen gjatë një interviste televizive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY