Policia Kufitare e Vlorë ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për trafik me rrugë detare të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një sasi prej rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, e fshehur rreth 20 metra larg bregut të detit në Akërrni Vlorë, njofton policia.
Në vijim të operacionit u kap dhe u sekuestrua gjithashtu edhe një mjet lundrues “Skaf”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, në Novoselë të Vlorës.
Njoftimi i Policisë
Drejtoria Vendore e Kufirit Vlorë, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën nr. 33 Kallënga, në Akërrni-Vlorë, po grumbullohej një sasi lënde narkotike me qëllim për ta trafikuar jashtë vendit me gomone, ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm të zonës ku ishte informacioni.
Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën 19 pako me një sasi rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Pakot me lëndë narkotike u gjetën të fshehura në shkurre rreth 20 m nga bregu i detit.
Në vazhdim të operacionit ku në zonën e Hidrovorit u kap një sasi lënde narkotike për tu trafikuar drejt Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në vazhdim të operacionit, rreth orës 16:00 bënë të mundur kapjen e një skafi ngjyrë bardhë e blu, me një motorë “Mercury 200hp”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan, Novoselë, Vlorë.
Mjeti po bëhej gati për të trafikuar lëndën narkotike. Për transportimin e sasisë dhe mjetit lundrues u bashkëpunua me GdF. Ndërkohë Specialistët e Sektorit për Narkotikët në DVP Vlorë po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore. Operacioni po vazhdon për kapjen e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/