Vlorë, hidhet nga kati 6, gjen vdekjen 29-vjeçari

Vlorë, hidhet nga kati 6, gjen vdekjen 29-vjeçari

84
0
Shares
Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Një person hidhet nga kati i gjashtë i një pallait në Vlorë dhe gjen vdekjen.
Burimet e drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, bëjnë të ditur se rreth orës 06:40, është marrë njoftimi se është gjetur një person i pajetë në lagjen “4 Heronjtë”. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se, në hyrje të një pallati është gjetur i shtrirë në tokë një person i pajetë (i vdekur), për të cilin Policia bëri të mundur identifikimin e tij dhe rezulton të jetë Arian Diamanti, 29 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas policisë, dyshohet që ky shtetas mund të jetë hedhur nga kati i 6-të i këtij pallati për shkak të depresionit.
(Sipas familjarëve, ky shtetas kishte probleme dhe vuante nga depresioni, pasi ishte kuruar disa herë në shtetin Grek për këtë problem).
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY