Ja si i komenton Sali Berisha negociatat: Maska ra!

Ja si i komenton Sali Berisha negociatat: Maska ra!

115
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha ka komentuar negociatat e dy ditëve të fundit mes opozitës dhe qeverisë për një marrëveshje për zgjedhjet. Ai shkruan se Maska ram, Edi Rama kunder Vettingut dhe fjalën duhet t’a marre Revolucioni!

Postimi i plotë:

Ne nje ndermjetesim dhe negociata intensive 24 oreshe, Zevendes Asistenti i Sekretarit te Shtetit arriti te paraqese para paleve nje pakete te njejte, me ndryshime te pranueshme, me ate qe njihet si paketa apo propozimi McAllister, te cilen e mbeshtet edhe qeveria amerikane.

Opozita e bashkuar e pranoi plotesisht paketen dhe informoi per kete vendim ambasaden e SHBA. Paketa McAllister parashikon votimin e vettingut ne parlament. Kete pakete kompromisi, e cila ishte pranuar nga Edi Rama, gje qe e konfirmoi ne nje deklarate te tij te dt. 26 prill delegacioni i BE ne Tirane, dje Edi Rama e hodhi poshte dhe e refuzoi ate.

Meqenese negociatat jane ne vazhdim, nuk po ndalem ne arsyet absolutisht te paqendrueshme te refuzimit te Rames por vetem po theksoj se me kete refuzim, Edi Rama deshmon se ai perben nje rrezik kombetar absolut per Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo se pari sepse, me kete refuzim, ai deshmon se eshte i vendosur, qofte dhe me çmimin e nje konflikti te ashper, te vazhdoje fushaten si fantazma e Enver Hoxhes, per te varrosur pluralizmin dhe vendosur monizmin ne Shqiperi.

Se dyti, me kete akt Edi Rames i bie maska dhe del cullak si njeri qe nuk e voton vettingun nga frika dhe tmerri i Sarajeve te Surrelit, pallatit 5 katesh, lidhjeve te tij te tmerrshme me drogen, vjedhjet e tij qindra miloneshe ne ÇEZ dhe koncesione te tjera.

Refuzimi i paketes McAllister nga Rama eshte pra refuzimi i vettingut dhe deshmi e vullnetit te tij per te bere vettingun vete dhe zevendesuar Opoziten e sovranit me opoziten e tij te kartelit, pra me ato parti qe i regjistroi me firma te mbledhura nga PS.

Me kete akt, cdo shqiptar apo dhe i huaj, qe per nje arsye apo per nje tjeter besoi gabimisht genjeshtren bajate te Edi Rames se opozita ka frike nga vettingu ndaj dhe nuk e voton ate, e ka te qarte se ka besuar nje mashtrim banal dhe se ai qe nuk e voton vettingun nga frika dhe tmerri i tij eshte vetem Edvin Kristaq Rama.

Shkaku i ketij qendrimi destabilizues antikombetar te Edi Rames eshte nje dhe vetem nje: vendosmeria e tij per te vjedhur me çdo çmim zgjedhjet per shkak te humbjes absolutisht te sigurte qe e pret!

Ju bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptar, ne veçanti te gjithe atyre qe besuan mashtrimin e Rames, se opozita nga frika nuk e voton vettingun, te bashkohen me revolucionin demokratik per t’a hedhur Edi Ramen, kete fantazme te Enver Hoxhes qe do me çdo çmim te varrose pluralizmin ne Shqiperi, ne koshin e plehrave te eterve te tij mizore! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY