Betejat e opozitës në parlament nesër do të jenë vendimtare lidhur me të ardhmen dhe funksionimin normale të tij tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha fill pas takimit me grupin parlamentar të PD. Basha përmendi se gjithcka do të konsultohet edhe me garantët dhe ndërmjetësit e marrëveshjes së dhjetorit të 2014.
Kreu i PD përsëriti edhe njëherë kushtet e asaj marrëveshjeje që lidheshin me funksionimin normal të komisioneve hetimore dhe shmangien e pengesave të mazhorancës si dhe mundësisë së bllokimit prej tyre nëpërmjet hapave ligjore të amendimit të ligjit, vënien në jetë të ligjit të dekriminalizimit duke shtuar me kete rast edhe amendimin e ri që lidhet me largimin nga detyra të zyrtarëve të kapur në flagrancë për vepra penale.
Basha kërkoi edhe njëherë që dy deputetet e PS të dorëzohen në kushtetuese.
“Do ti shkojmë deri në fund kësaj beteje pasi është dhunuar rendi kushtetues. Edi Rama duhet të zgjedhë ose avokat i krimit ose avokat i drejtësisë”, tha Basha.
Duket se nuk ka asnjë hap përpara drejt një marrëveshjeje që do lejonte fillimin e punës për miratimin e reformës zgjedhore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/