Tahiri e ngjiti Shqipërinë te “Kolumbia” e Europës

Tahiri e ngjiti Shqipërinë te “Kolumbia” e Europës

46
0
Shares

Shqipëria, për fat të keq, është në krye të listës së prodhimit të hashashit dhe të tregtimit të tij të paligjshëm dhe Bashkimi Europian, ka konfirmuar në raportin e publikuar dje, të vërtetën mbi drogën në vendin tonë, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

“Ky raport i Bashkimit Europian është pohimi, është konfirmimi ndërkombëtarisht, i asaj që qytetarët shqiptarë e dinë mirë, është pohimi i asaj që Partia Demokratike e ka denoncuar çdo ditë, është konfirmimi se kanabizimi masiv i vendit, përmes grupeve kriminale të lidhura me policinë, me Saimir Tahirin dhe Edi Ramën, është realiteti i hidhur që po jetojmë.

Prej tre vitesh trafikantët e drogës, lordët e hashashit kanë gjetur parajsën në Shqipëri, pasi ata erdhën në pushtet me Edi Ramën, ndajnë pushtetin me të, dhe do tentojnë të mbajnë pushtetin duke blerë votën e shqiptarëve të pamundur, sa herë ti thërrasë kumbari.

Trafikantët e kthyen Shqipërinë në Kolumbi të Europës, sepse i kanë të gjitha lehtësitë, pasi përdorin makinën private të Ministrit të Brendshëm, emërojnë njerëzit e tyre në polici, kanë kapur pikat kyçe në dogana e institucione të tjera të zbatimit të ligjit, kanë shkrepësen në dorë për djegjen e provave, dhe gëzojnë shfajësimin e Tahirit kur goditen nga shërbimet partnere.

Akoma më keq, shumë trafikantë, të proceduar e të dënuar për trafiqe, janë direkt ushtrues pushteti, nga drejtor drejtorie, kryetar bashkie, e deri deputet të Parlamentit.

Bashkimi Europian me këtë raport të rëndë për vendin dhe imazhin e Shqipërisë, thjesht ka pohuar pasojat e inkriminimit masiv, pasojat e bashkëqeverisjes me krimin e trafikun.

Raporti i Bashkimit Europian është një thirrje për qytetarët që të bashkohen, të ngrihen e të ndalin, një orë e më pare, oligarkinë e krimit dhe hashashit”, tha Arben Ristani në një deklaratë te selia e PD-së..​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY