Banorë të Ballagatit në Lushnje, u ngritën në një protestë pasi penalizohen nga qeveria e cila nuk u gjendet pranë për shërbimet më bazike, siç është rruga.
Një projekt i nisur në vitin 2013 për 2.5 kilometër rrugë, është ndërprerë nga qeveria si hakmarrje pasi kjo njihet si zonë që voton djathtas, thyuhet në një njoftim të PD-së.
Ndërkohë, banorët e Ballgatit njihen si punëtorë të palodhur dhe aktualisht zotërojnë 30 përqind të serave të vendit.
Pranë tyre ishte Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji dhe kryetari i PD-së së Lushnjes, Myslym Murrizi, të cilët shprehën mbështetjen e PD për protestën e tyre dhe theksuan se një qeveri e PD do ta kishte zgjidhur me kohë këtë problem.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/