Admir Dervishi qëlloi mbi gruan Ilda Dervishi sot në mëngjes e cila vdiq pak caste më vonë në spital. Dervishi qelloi të shoqen me armën e punës. Aktualisht Dervishi është arrestuar dhe Garda e ka shkarkuar nga detyra. Krimi dyshohet se është kryer në prani të fëmijëve, ndodhi rreth orës 7:10 në rrugën e ‘Qelqit’ në Kombinat.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, thuhet se 28-vjeçarja është qëlluar me armë nga bashkëshorti pas një konflikti mes tyre për shkaqe xhelozie. Admiri ka qëlluar 4 herë në drejtim të gruas, 2 prej plumbave e kanë prekur 28-vjeçaren në trup. Sipas dëshmitarëve sherri në shtëpi ka nisur herët në mëngjes rreth orës 6:30, kur janë dëgjuar të qarat e fëmijëve dhe zhurma të tjera. Më pas banorët kanë dëgjuar të shtënat, dhe një nga plumbat ka prekur derën e jashtme gjë që të bën te mendosh se ndoshta gruaja ka dashur të largohet.
Pas kësaj Admiri ka zbritur fëmijët te fqinja një kat më poshtë ku mësohet të ketë thënë “M’i mbani fëmijët se ma vranë gruan”. Fëmijët të cilët e kanë parë gjithë skenën kanë qëndruar për 2 orë te fqinja derisa kanë mbërritur motrat dhe nëna e Admirit që kanë marrë fëmijët. Policia po merr në pyetje 29-vjeçarin, i cili ndodhet në gjendje shoku, për të zbardhur të plotë krimin e rëndë. Fqinjët e familjes Dervishi kanë pohuar se kanë dëgjuar 2 të shtëna dhe më pas kanë njoftuar policinë.
Banorë të lagjes ku ndodhi vrasja kanë pohuar për News24 se nuk e njihnin mirë familjen Dervishi, pasi kishin vetëm 1 vit që kishin ardhur në këtë zonë dhe vetëm 2 javë në këtë apartament. Ata kanë treguar se një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat dhe ka lajmëruar policinë. “Cifti kishte një vit që kishin ardhur në lagje. Nuk kishim dëgjuar për probleme më parë. Çifti kishte 2 fëmijë, një djalë 5 vjeç dhe një vajzë 8 muajshe”, kanë thënë banorët. Ndërkaq mësohet se fëmijët i ka mbajtur një nga fqinjët për 1 orë më pas ka ardhur nëna e vajzës që i ka marrë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/