Viktima Donald Hoxhaj
Helikopteri i ushtrisë me tre persona në bord është rrëzuar duke përfunduar në liqen. Dy pilotët e ushtrisë kanë humbur jetën ndërsa ka arritur të shpëtojë ushtari i cili është shtetasi Gerald Baramuca. Viktimat jane Donald Hoxhaj dhe Florian Deliaj.
Baramuca nuk është në gjëndje kritike për jetën por do sillet në Tiranë për mjekim më të specializuar. Nga informacionet që kemi dy pilotë kanë humbur jetën.
Kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj në një intervistë telefonike dha dëshminë e të plagosurit: I plagosuri ka thënë se kanë qenë tre persona në helikopter. Helikopteri është rrëzuar në ujrat e liqenit. Helikopteri eshte i Ministrise se Mbrojtjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/