Ka mbërritur në Spitalin Qendror Universitar të Traumave në Tiranë, i plagosuri nga rrëzimi i helikopterit në Malësinë e Madhe, 23-vjeçari Gerald Baramuça. Megjithëse jeta e tij është jashtë rrezikut, mësohet se për shkak të disa plagëve e dëmtimeve, ai ka nevojë për një kujdes më të specializuar mjekësor.
Sipas mjekut Artid Duni, mësohet se i plagosuri ka fraktura në krah dhe në kraharor. Ndërsa mësohet se ai është i tronditur dhe i traumatizuar.
se Ndërkohë, ngjarja në Malësinë e madhe, do të hetohet nga prokuroria e Rrethit të Shkodrës e cila ka ngritur edhe një grup hetimor. Grupi hetimor drejtohet nga prokuroi i Rrethit Granit Shahu.
Menjëherë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Pritet që nga ana e grupit hetimor të merret në pyetje, i plagosuri i mbijetuar, ushtari Gerald Baramuça.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/