Itali, dy shqiptarë pritë policit dhe e masakrojnë me shkop bejsbolli

Itali, dy shqiptarë pritë policit dhe e masakrojnë me shkop bejsbolli

72
0
Shares

Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Folinjo të Italisë, pasi kanë rrahur një polic me shkop bejsbolli.
Sipas mediave italiane, polici ishte jashtë detyrës dhe po shkonte të merrte djalin e tij nga shkolla kur dy të rinjtë shqiptarë i zunë pritë dhe e rrahën me shkop bejsbolli.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 13:00. Dy shqiptarët mësohet se janë të moshave 20 dhe 30 vjeç. Polici ka pësuar fraktura të shumta nga rrahja.
Hetimet tregojnë se një nga shqiptarët ishte me precedentë penalë dhe në lirim me kusht. Ai ishte arrestuar pikërisht nga polici që rrahu me shkop bejsbolli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY