Lidhja e Ramës me parajsat fiskale/ M.POS që pret të koncesionojë TVSH,...

Lidhja e Ramës me parajsat fiskale/ M.POS që pret të koncesionojë TVSH, kompani offshore

122
0
Shares

Foto nga Ishujt Britanike Virgjin

“Panama Papers” ka nxjerrë një biznesmen shqiptar që ka regjistruar kompaninë e cila ka koncesionuar markimin e karburanteve në Shqipëri ndërkohë që një tjetër kompani që ka zgjatur dorën drejt një përfitimi të pakrahasueshëm me markimin e karburanteve, M.POS që pret të marrë koncesionin e TVSH, është po ashtu e regjistruar në parajsat fiskale.

Pronarët e vërtetë të kompanisë M.POS, e cila ka sjellë një propozim për një koncesion të pakërkuar për menaxhiminin e TVSH-së, fshihen pas kompanive guackë njësoj si ato të “Panama Papers” dhe janë të panjohur për publikun, ndërsa
autoritetet thonë se nuk mund të tregojnë emrat e pronarëve për shkak të “mbrojtjes së sekretit të biznesit”.


reporter kompani off shore

Faksimile e artikullit investigativ

Nëse do të mbahet premtimi i dhënë nga ministri i Drejtësisë për një ligj që bën transparente regjistrimet sipas modelit offshore atëherë i bie të marrim vesh se kush janë aksionerët e vërtetë të M.POS.

Sipas Birn, vëllai i Kryeministrit Rama, Olsi Rama është ortak me përfaqësuesen në Shqipëri të M.POS.

“Partneri lokal i M.POS Limited është një kompani shqiptare e quajtur MCN Sh.pk, pronari i së cilës, Endri Meksi, është gjithashtu ortak në një kompani tjetër të regjistruar në Tiranë me vëllain e Kryeministrit, Olsi Rama.

Informacioni për përfshirjen e MCN në koncesionin e TVSH-së është mbajtur sekret nga Ministria e Financa, e cila e pyetur disa herë nga BIRN ka dhënë vetëm emrin e partnerit të saj nga Hong Kong, M.POS Limited.

Lidhja e Olsi Ramës me kompaninë që po kërkon koncesionin me një vlerë mbi 100 milion dollarë, ngre pikëpyetje lidhur me konflikt të mundshëm interesi në qoftë se kjo kompani do të shpallet fituesi i tenderit ndërkombëtar që pritet të mbahet nga qeveria Shqiptare” shkruan Birn në shkurt të këtij viti.

M.POS limited është regjistruar për herë të parë në Hong Kong me 16 korrik 2002, dhe ka dy aksioner. Në momentin e parë të regjistrimit M.POS Limited shfaqet nën pronësinë e Smart Advance Holding Limited dhe Noble Union Inc, të cilat zotërojnë secila nga një aksion, apo 50 % të kuotave.

M.POS Holding Limited si dhe paraardhësja e Smart Advance Holding Limited janë të regjistruara në kutinë postare 901, në Tortola, të Ishujve Britanik Virgjin.

Kompania tjetër që zotëron 50 % të aksioneve të M.POS Limited, Noble Union Inc, është e regjistruar në Apia të ishullit Samoa.

Si Ishujt Britanik Virgjin si edhe Samoa – që është një ishull në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor – janë të njohura si parajsa fiskale.

M.POS po përgaditet të marrë një prej koncesioneve apo PPP më të leverdisshëm në Shqipëri, mbledhjen e TVSH, taksës me më shumë volum në buxhetin e shtetit.

reporter kompani offshore 1

Faksimile e artikullit investigativ

Një ditë më parë ministri i Financave ishte shumë entuziast me zbulimin e “Panama Papers”. Ai tha se pritet që emra të tjerë të dalin në publik. Në atë pozicion që ka është se mundur të mësojë dicka më shumë edhe parajsat e tjera fiskale që shtrihen nga qoshet e Paqësorit deri në Luksemburg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY