Enigma të reja mbi fluturimin e helikopterit tragjik, qeveria: Pse Edi Rama...

Enigma të reja mbi fluturimin e helikopterit tragjik, qeveria: Pse Edi Rama nuk hipte në këtë helikopter

69
0
Shares

Burime kofidenciale i kanë thënë një gazete te përditshme se helikopteri që u rrëzuar ishte planifikuar të fluturonte bashkë me kryeministrin sot për në Kosovë ku mbahet ceremonia e betimit të Hashim Thacit si President i Kosovës.

Por Kryeministria ka përgenjështruar aludimin dhe ka thënë se Rama udhëton me heklikopterë të tjerë më të mëdhenj.

Duke folur për “dritare” zëdhënësi i qeverisë liston helikopterët që përdor shefi i qeverisë.

“Kryeministri dhe grupi shoqërues fluturojnë ose me coguar 11 vendësh ose me helikopter VIP civil.Ndërsa sot nuk ishte planifikuar udhëtim me helikopter, por me makinë, për të marrë pjesë në ceremoninë për inagurimin e Thaçit si president i Kosovës, që do të zhvillohet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë”.

Ndërkaq qeveria ka treguar edhe itinerarin e fluturimit të helikopterit para se të binte në liqenin e Shkodrës duke konfirmuar se fluturimi ishte për vëzhgimin e parcelave me kanabis sic ka shkrujatur droni.al mbrëmë por ndërkohë ka një pikë lidhje me aludimin reporterëve në Shkodër që deklaruan se helikopteri ka qenë ngarkuar me pllaka për një ndërtim të Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në Vermosh. Sipas qeverisë helikopteri ka qenë edhe në Vermosh, cfarë citohet edhe në një postim të zotit Berisha sot sipas të cilit ka të dhëna që helikopteri fluturoi për interesa private të ministres.

Vetë ministrja deklaroi sot se akuzat ndaj saj janë mashtrime. “Ia kam lënë në dorë zotit”, tha ajo duke mallkuar në njëfarë mënyre të gjithë ata që sipas saj po përpiqen të hedhin baltë mbi të dhe misionin luftarak të pilotëve që humbën jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY