Homazhe në nder të dy pilotëve, u jepet lamtumira e fundit

Homazhe në nder të dy pilotëve, u jepet lamtumira e fundit

56
0
Shares

Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve homazhet në nderim të dy pilotëve të Forcave të Armatosura, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, të cilët humbën jetën dje kur helikopteri ushtarak me të cilin ishin nisur për detyrë u rrëzua në Liqenin e Shkodrës.

Ceremonia në nderim të tyre nisi me muzikë funebre, teksa arkëmortet me trupat e pajetë të pilotëve hynë në holl mbuluar me flamurin kombëtar. Sipas axhendës, homazhet do të vazhdojnë deri në orën 14:00. Ndërkohë, rreth orës 14:30 do të zhvillohet ceremonia mortore tek Varrezat e Dëshmorëve, ku ata do të përcillen në banesën e fundit. Komisioni Shtetëror për Dëshmorët shpalli “Dëshmor i Atdheut” dy pilotët e Forcave të Armatosura.

Edhe parlamenti mbajti dy minuta zi ne fillim te senaces se sotme plenare pas propozimit te ministres se Mbrojtjes Mimi kodheli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY