Blushi: Socialistët të vëzhgojnë, për referendumin e 9 prillit po përgatiten manipulime

Blushi: Socialistët të vëzhgojnë, për referendumin e 9 prillit po përgatiten manipulime

58
0
Shares

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, tashmë kundërshtari i hapur i Ramës ka ftuar sot anëtarët që do të marrë pjesë në referendumin e së shtunës për cështjen e mandatit, të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vëzhgojnë kutit e të denoncojnë cdo lloj manipulimi: “U bëj thirrje socialistëve që me cdo formë dhe mjet që kanë e me shumë unë kam folur ne rrethe e qytete, të bëjnë c’është e mundur për ta monitoruar referendumin, për të shmangur manipulimin dhe grabitjen e mandatit, mandatit që nuk është imi, por i anëtarëve të PS, ndaj u bëj thirrje me cdo formë të tërë me sy brenda kutive”­ tha Blushi në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit.

Sipas Blushit listat e zgjedhësve nuk janë të publikuara dhe sipas tij, është njësoj si të shkojë vendi në zgjedhje dhe KQZ të mos ketë listën e votuesve. “Unë kam kërkuar që si i takon sipas kodit të PS, palës që është kundër referendumit i takojnë vëzhgues, ndaj i them socialistët të jenë vëzhgues amatorë, të rrinë në qendra të numërojnë pjesëmarrjen dhe rezultatin se të dy do trukohen”­ tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY